Leicester City ka fituar garën e fortë për shërbimet e Patson Daka, 22-vjeçarit të Salzburg. Sulmuesi nga Zambia kërkohej nga shumë klube të njohura europiane.
Liverpool, Arsenal dhe Tottenham, por edhe Interi, Milani e Roma nga Serie A. Në fund triumfuan “Dhelprat” e Brendan Rodgers.
We can confirm that exciting young striker @PatsonDaka20 will join the Club on a five-year-deal from 1 July, subject to Premier League and international clearance ?#WelcomePatson
— Leicester City (@LCFC) June 30, 2021
Leicester ka zyrtarizuar afrikanin si lojtarin më të ri të skuadrës. Daka do të prezantohet nesër, menjëherë sapo të firmosë kontratën 5-vjeçare. /abcnews.al

