E donte Milani, Arsenali e Real Madrid, por nuk zgjodhi asnjërën prej tyre. Dominik Szoboszlai është lojtari më i ri i Leipzig. Klubi në pronësi të Red Bull, ashtu si Salzburg ka arritur marrëveshje me austriakët dhe bën të tijin talentin për vetëm 20 milionë euro.
#RBLeipzig are delighted to announce the signing of Dominik #Szoboszlai! ?
The 20-year-old signs a contract until June 2025 and will wear the number 17 shirt ✍️ pic.twitter.com/tUakiN8zul
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) December 17, 2020
Kontrata e Szoboszlai me Salzburg përfundon në verën e vitit 2022 dhe rinovimi ishte shumë i vështirë të arrihej. Në fund ai zgjodhi të transferohet te Leipzig, klub që i jep prioritet të madh rritjes së talenteve dhe luan në një ligë të fortë si ajo gjermane.
Lajmin e transferimit e njofton vetë Leipzig, që njofton se ka arritur marrëveshje deri në verën e vitit 2025. Talenti i lindur në vitin 2000 do të mbajë numrin 17 dhe pritet të marrë frenat e mesfushës së Leipzig. /abcnews.al