Zyrtare/ Dusan Tadic largohet nga Ajax, serbi tashmë është pa ekip

schedule09:43 - 15 Korrik, 2023

schedule 09:43 - 15 Korrik, 2023

Dusan Tadic është larguar nga Ajax me efekt të menjëhershëm pasi i kërkoi klubit holandez të përfundonte para kohe kontratën e tij me klubin.

Një nga lojtarët më të mirë të Ajax, një lojtar që padyshim ka hyrë në librin e historisë së klubit me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme ndër vite.

Tashmë, Tadic është një lojtar i lirë pa ekip, në pritje të ofertave nga klubet e tjera.

Në 241 ndeshje në total me skuadrën holandeze, serbi ka shënuar 105 gola dhe ka asistuar 112 herë, shifre me të vërtetë fantastike./h.ll/abcnews.al