Zyrtare: Douglas Costa rikthehet në Bavari, buzëqesh Flick

schedule16:38 - 5 Tetor, 2020

schedule 16:38 - 5 Tetor, 2020

Marc Roca u zyrtarizua një ditë më parë te Bayern Munich, ndërkohë që ditën e sotme fillimisht e pati radhën Eric Maxim Choupo-Moting. Kampionët e Gjermanisë dhe të Evropës kishin nevojë edhe për një anësor, pas largimit të Perisic.

Zgjidhja u gjet në Itali, teksa bavarezët kanë marrë nga Juventusi brazilianin Douglas Costa. Anësori nuk ishte në planin e bardhezinjve dhe gjermanët e kanë huazuar deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Costa kështu rikthehet te Bayern Munich, ku edhe ka luajtur më parë pasi kishte spikatur në Ukrainë me Shakhtar Donetsk. Tani ai do të jetë një alternativë e vlefshme për trajnerin Hans Flick. / abcnews.al

View this post on Instagram

#ServusDouglas 👋 Douglas Costa returns to #FCBayern! 🔴⚪️ #MiaSanMia #packmas @douglascosta

A post shared by FC Bayern München (@fcbayern) on