Zyrtare: Dinamo po rikthehet, firmos edhe me Goran Siljanovskin

schedule17:09 - 6 Korrik, 2021

schedule 17:09 - 6 Korrik, 2021

Goran Siljanovski rikthehet në Superiore, te Dinamo sikur kishte raportuar abcnews.al, pas dy sezonesh me Rabotnickin në Maqedoninë e Veriut. Mbrojtësi i krahut të djathtë, 31 vjeç, ishte kapiten i skuadrës nga Shkupi.

Anësori është aktivizuar për 18 muaj me Flamurtarin dhe ka spikatur. Te Dinamo, pasi mësuan se lojtari kishte dalë i lirë, i bënë një ofertë dhe e bindën.

“Goran Siljanovski, një tjetër firmë për Dinamon. Mbrojtësi i djathtë nga Maqedonia e Veriut është afrimi i radhës për blutë e kryeqytetit.

Eksperienca e tij dhe njohja me kampionatin shqiptar do ta ndihmojë futbollistin të ambientohet shpejt dhe të japë kontributin e pritur për skuadrën në arritjen e objektivave”, njofton Dinamo.

Siljanovski, së bashku Isaevksin, do të jenë dy lojtarët që do të kenë në ngarkim krahët e mbrojtjes te Dinamo.

Në të shkuarën mbrojtësi, veç Rabotnickit, është aktivizuar edhe me Vardar, Renova, Teteks dhe Makedonija GP. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!