Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, dorëhiqen Moriero dhe Miccoli

schedule19:55 - 1 Mars, 2021

schedule 19:55 - 1 Mars, 2021

Mbyllet në mënyrë surprizë pas vetëm dy muajsh aventura e Francesco Moriero si trajner i Dinamos. Lajmin e njofton vetë trajneri italian në një postim në rrjetet sociale, ku njofton dorëheqjen, pa treguar shkaqet.

Ai pati ardhur vetëm në janar te Dinamo, teksa e drejtoi skuadrën në vetëm dy ndeshje. Humbi në mënyrë të befasishme ndaj Erzenit të vendeve të fundit dhe fitoi në javën e shkuar ndaj Orikut.

“Qëndrimi zyrtar i dorëheqjes. Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita ditën e sotme, japin dorëheqjen e tyre nga detyra, respektivisht nga ajo e trajnerit, zëvendëstrajnerit dhe përgatitësit atletik.

Misteri dhe gjithë stafi teknik falënderojnë lojtarët për entuziazmin që kanë treguan në këto dy muaj. Atyre ju urojmë sa më shumë fat në nivelin futbollistik dhe njerëzor. Një falënderim shkon edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen e dhënë në këto pak muaj”, shkruhet në postim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!