Skënderbeu ka zyrtarizuar një tjetër afrim dhe bëhet fjalë për një mesfushor. Nga Portugalia vjen Jean Victor Goncalves, i cili është aktivizuar së fundmi me Uniao Santarem në ligën e tretë.
“Mesfushori Brazilian Jean Victor Goncalves është zyrtarisht futbollit i KF Skënderbeu. Mesfushori ka mbërritur sot në Korçë dhe pasi u njoh me ambientet dhe firmosi kontratën me klubin u bashkua në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj dhe stafit teknik”.
Goncalves ka qenë edhe e Casa Pia, në ligën e dytë portugeze, si dhe me CO Do Montijo. Trajneri Ahmataj do ta llogarisë për pjesën e mbetur të sezonit dhe pritshmëritë për 25-vjeçarin janë të mëdha. /abcnews.al