Zyrtare: Dhurata e parë te Liverpooli, Jurgen Klopp me fjalë të mëdha

schedule14:21 - 28 Maj, 2021

schedule 14:21 - 28 Maj, 2021

Liverpool zyrtarizon blerjen e Ibrahima Konate, nga gjermanët e RB Leipzig për shumën e 40 milion eurove. Trajneri Jurgen Klopp shfaqet shumë i lumtur që klubi bëri të mundur këtë transferim dhe flet me fjalë të mëdha për 22-vjeçarin francez që luan si qendërmbrojtës.

“Jem i kënaqur që po shtojmë në skuadër një lojtar me cilësi, si Ibrahima. Është një lojtar që e admiroj prej kohësh, që kur u bëra i vetëdijshëm për potencialin e tij kur ishte pjesë e Sochaux. Pas problemeve me dëmtimet vjet, na duhej të përforcoheshim. Së pari Nat, Rhyes dhe Ozan ishin të pabesueshëm.

Ibrahima do të shtojë cilësinë që kemi. Fizikisht është mbresëlënës, është i shpejtë, i fortë dhe dominues në ajër. Ai vjen te ne pasi ka luajtur më shumë se 90 ndeshje me Leipzig. Jam i sigurt se do të luante më shumë, po të mos kishte qenë për disa dëmtime.

Gjithsesi ai ka përvojë në kompeticione të rëndësishme.  Ka luajtur në një ekip në Champions League, në ndeshje me presion të lartë dhe në një ekip që ka vizion të ngjashëm futbolli me ne. Kam besim se po firmosim me një lojtar që mund të luajë menjëherë.

Ai është vetëm 22 vjeç dhe mund të përmirësohet. E di që është i etur të punojë me në që të bëhet më i mirë. Për mua është emocionuese, sepse e kam parë sa i mirë është dhe mezi pres të punoj me të kur të bashkohet me skuadrën gjatë fazës përgatitore”, shprehet Klopp. / abcnews.al