Zyrtare: Dhurata e parë e Halilit për Egbo, përforcohet Tirana

schedule15:07 - 26 Janar, 2020

schedule 15:07 - 26 Janar, 2020

Zyrtarizimi i parë te Tirana në merkaton e janarit. Klubi bardheblu ka dalë me njoftim dhe bën me dije se ka huzuar nga Besëlidhja mesfushorin Lancinet Sidibe. Ai mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes.

“Mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Tiranës. 23-vjeçari i huazuar nga skuadra e Besëlidhjes ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të sezonit. Më parë Sidibe ka luajtur edhe me ekipet e Teutës dhe Flamurtarit në Kategorinë Superiore”, njofton klubi i Tiranës.

Sidibe për herë të parë në Shqipëri është aktivizuar me Besëlidhjen, kurse e Superiore me Flamurtarin dhe Teutën, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit në pozicionin e tij si mesfushor qendre. /abcnews.al

https://www.facebook.com/1416627851926666/posts/2489273661328741/