Devid De Silva është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Pas dëmtimit të Michael Ngoo në derbi, drejtuesit e bardhebluve nisën menjëherë kërkimet për sulmues.
Tani ai është zyrtarizuar: “Mirë se vjen Devid De Silva! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva.
25-vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub.
Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi”.
Devid ka luajtur më parë në Superiore me Kastriotin dhe ka spikatur duke shënuar 10 gola me krutanët. Pas një eksperience 6 mujore në Portugali, ai është rikthyer në kampionatin tonë. / abcnews.al
View this post on Instagram