Esat Mala zyrtarisht rikthehet te Partizani. Mesfushori anësor, pasi kishte nënshkruar me Giresunspor, është detyruar të veshë sërish fanellën e “demave”.
Klubi i kuq ka dalë me njoftim dhe bën me dije se Mala rikthehet me formulën e huazimit.
“FK Partizani njofton rikthimin e Esat Malës në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin turk të Giresunspor për huazimin e mesfushorit 22 vjeçar, i cili do të jetë pjesë e 16-të Kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ri futbollistik”. / abcnews.al