E njëjta gjë që ndodhi me Liverpool, do të ndodhë edhe me Manchester City. Ndeshja e kthimit mes skuadrës së Guardiolës dhe Gladbach do të luhet në të njëjtin vend, ku u luajt e para, stadiumi “Puskas Arena”. Rregulli i golit në fushë kundërshtare vlen edhe në këtë rast. Çudi covidiane!
NJOFTIMI – UEFA konfirmon zyrtarisht se ndeshja e dytë e raundit të 16-ave të Champions League midis Manchester City dhe Borussia Mönchengladbach do të luhet në “Puskas Arena” në Budapest. Data e ndeshjes (16 Mars 2021) dhe ora e fillimit (21:00) do të mbeten të pandryshuara.
UEFA dëshiron të falënderojë Manchester City dhe Borussia Mönchengladbach për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë, si dhe Federatën Hungareze të Futbollit për ndihmën e tyre dhe për pranimin për të pritur ndeshjen. /abcnews.al
We're heading ? to Budapest in the #UCL!
? #ManCity | https://t.co/axa0klUGiMhttps://t.co/7IIhzgxHok
— Manchester City (@ManCity) March 10, 2021