Chelsea po mendon të lehtësojë disi organikën dhe ka vendosur të huazojë mesfushorin Ross Barkley. Anglezi e ka nisur nga stoli këtë sezon dhe në kampin londinez kanë menduar që zgjidhja më e mirë është tjetër.
Barkley i është bashkuar skuadrës së Aston Villa dhe aty normalisht ai do të ketë më shumë hapësira. Mesfushori është pjesë e Bluve të Londrës që prej verës së vitit 2018, kur u transferua nga Everton ku kishte spikatur.
Good luck at Villa, @RBarkley8! ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 30, 2020
Tani Barkley do të nisë një eksperiencë të re me klubin e Premier League dhe do tentojë të marrë një rol protagonisti, për të ruajtur edhe vendin e tij në kombëtaren e Anglisë. /abcnews.al