Zyrtare: Chelsea ka një portier të ri, Mendy i bashkohet bluve të Londrës

schedule15:02 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:02 - 22 Shtator, 2020

Tashmë është zyrtare. Edouard Mendy është portieri më i ri i Chelsea. Ka qenë vetë trajneri Frank Lampard, ai që ka konfirmuar blerjen e gardianit të Rennes gjatë konferncës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Barnsley.

Kishte disa kohë që flitej se senegalezi do të kalonte në radhët e bluve të Londrës dhe ditën e sotme ai i është nënshtruar vizitave mjekësore. Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes, por të gjitha priten të zbulohen në ditën e prezantimit të tij.

Gjithashtu tekniku anglez njoftoi se në portë ditën e nesërme do të jetë Willy Caballero dhe jo Kepa. Lampard ka sqaruar se këtë vendim e kishte marrë përpara ndeshjes me Liverpool.

Kujtojmë që portieri Kepa ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe shpesh ka qenë në qëndër të kritikave. Pritet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Lampard për portën, pas transferimit të Mendy. /abcnews.al