Zyrtare: Chelsea i merr Interit talentin e mesfushës për 15 milionë €

schedule13:56 - 19 Gusht, 2022

schedule 13:56 - 19 Gusht, 2022

Chelsea ka blerë nga Interi mesfushorin Cesare Casadei, i cili është vetëm 16 vjeç dhe cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar në pozicionin e tij.

Klubi londinez ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se italiani ka nënshkruar me ta një kontratë 6-vjeçare.

Interi nga kjo marrëveshje ka përfituar 15 milionë euro, ndërkohë që mund të marrë edhe 5 të tjera përmes bonuseve. / abcnews.al