Zyrtare: Chelsea “blindon” Armando Brojën, ylli kuqezi firmos për 5 vite

schedule16:54 - 18 Korrik, 2021

schedule 16:54 - 18 Korrik, 2021

Armando Broja la Chelsean në verën e shkuar dhe u huazua te Vittesse në Holandë, ku shkëlqeu më shumë seç pritej, duke u bërë autor i 11 golave dhe thyer disa rekorde në Eredivise.

Këtë verë ai është kthyer te Chelsea, me londinezët, që e kanë pritur me një dhuratë të madhe dhe aq shumë të pritur nga sulmuesi i kombëtares sonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Chelsea njofton rinovimin e kontratës së Brojës deri në verën e vitit 2026. Kontrata aktuale përfundonte verën e vitit të ardhshëm.

Një arritje e madhe talentit të kombëtares sonë, i cili mbetet për t’u parë nëse do vazhdojë të jetë në Londër sezonin e ardhshëm, apo do huazohet në një tjetër klub për të fituar akoma më shumë minuta. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!