Zyrtare: Bylisi e nis merkaton nga Italia, firmos gjiganti i sulmit

schedule13:30 - 7 Korrik, 2022

schedule 13:30 - 7 Korrik, 2022

Bylisi ka nisur merkaton. Ballshiotët, të rikthyer në elitë, kanë nënshkruar me sulmuesin Luis Kaçorri, i cili ka luajtur kryesisht në Serie D në Itali.

Vjet ai ishte pjesë e skuadrës së Arzachena, ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Savoia, Corregese, Citanovese, Ligrona, Fermana, Capri etj.

“Mirë se vjen Luis Kaçorri! I rritur në futbollin italian, shtatlarti i sulmit, Luis Kaçorri, ka pranuar ofertën e klubit tonë për të vijuar karrierën e tij!

I urojmë suksese me ngjyrat bardhekuqe në tre vitet e ardhshme! Luis Kacorri, 24 shkurt 1998; 1.94 metër”, shkruan Bylisi në njoftimin e bërë. / abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)