Skuadra e Burrelit shumë aktive në merkato. Pasi kanë afruar në ekip emra si Zefi dhe Sefgjinaj, klubi i Burrelit ka zyrtarizuar firmën edhe me një lojtar shumë të njohur. Bëhet fjalë për portierin Festim Miraka, i cili ka luajtur për shumë ekipe në Shqipëri.
32-vjeçari nga Gramshi së fundi ishte pjesë e Bylisit në Superiore, ndërsa tashmë do të mbajë të veshur fanellën e Burrelit. Një përforcim shumë i rëndësishëm për ekipin që militon në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar./abcnews.al