Zyrtare: Burreli me trajner të ri, i beson stolin ish-kampionit të Shqipërisë

schedule12:19 - 13 Qershor, 2021

schedule 12:19 - 13 Qershor, 2021

Burreli ishte shumë afër rikthimit në Superiore, por do e provojë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar sërish sezonin e ardhshëm. Në krye të klubit është zgjedhur Bajram Ballabani, i cili do të mbajë postin e administratorit.

Ky i fundit nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës. Mat TV raporton se kjo detyrë i është besuar Saimir Patushit, ish-mesfushorit të njohur matjan. Përveç Burrelit, 44-vjeçari ka luajtur me skuadra si Tirana, Vllaznia, Partizani, Kastrioti, Shkumbini, Bylis, Elbasani dhe Kamza. Me dy ekipet e para ia doli të fitonte titullin.

 

Saimir Patushi

Për Saimir Patushin do të jetë eksperienca e parë si trajner i një ekipi të rriturish, që ka si objektiv kalimin në dhjetë ekipet më të mira të futbollit shqiptar. Stafin do e zgjedhë vetë dhe mendohet se do të jenë të gjithë nga Tirana. /abcnews.al