Federata Spanjolle dhe Portugeze e Futbollit kanë hyrë zyrtarisht në garë për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030. Propozimi i tyre u bë zyrtar ditën e djeshme dhe të dyja shtetet shpresojnë në organizimin e përbashkët.
Të dy presidentët e shteteve, Pedro Sanchez dhe Antonio Costa, kanë dhënë suportin e tyre në këtë iniciativë. Kujtojmë që në vitin 2022 kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit do të zhvillohet në Katar, ndërsa ai i vitit 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
“Kjo marrëveshje tregon edhe një herë bashkëpunimin e mirë mes Federatave tona, por edhe të shteteve gjithashtu. Futbolli, sporti është një trampolinë shumë e mirë për të kaluar këtë moment të vështirë.
Nuk mund të gjejmë një partner më të mirë se Portugalia dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë,” ishin fjalët e Presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales. Vendet iberike do të jenë në garë me shtete si Uruguaji, Argjentina, Paraguaj dhe Kili në këtë duel. Vendimi do të merret nga FIFA në vitin 2024, në një nga eventet e qeverisë së futbollit botëror. /abcnews.al