Thomas Meunier, mbrojtësi belg, është nënshkrimi më i fundit i Borussia Dortmund. 28 vjeçari ishte pa kontratë, pasi nuk pranoi të rinovojë për PSG-në dhe ka firmosur për verdhezinjtë në Bundesliga.
Meunier do të ketë një kontratë 4-vjeçare dhe është marrë nga drejtuesit e Dortmund si pasuesi i Hakimit, i cili do të rikthehet te Real Madrid pas huazimit 2-vjeçar.
Meunier është një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në Europë dhe titullar te kombëtarja e Belgjikës, që gjithmonë ka qenë ndër vendet e para në renditjen e FIFA-s. Goditje e zgjuar e Dortmund./abcnews.al
Dome deal! Thomas #Meunier joins #BVB as a free agent at the end of the season. The belgian right-back will sign 4-years contract with #BorussiaDortmund and he will replace Achraf #Hakimi, who comes-back to #RealMadrid. All confirmed what i said 3 months ago! #transfers
??? pic.twitter.com/ofSaNKYfRA— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 16, 2020