Bledar Devolli rikthehet të drejtojë një skuadër. Vjet gjirokastriti ishte në krye të Dinamos për disa javë në Superiore.
Devolli ka pranuar ofertën e Turbinës në Kategorinë e Parë dhe është prezantuar mesditën e sotme para futbollistëve.
Turbina, pas humbjes me Flamurtarin në shtëpi, mbylli bashkëpunimin me Adriatik Faslliun, i cili më parë ka drejtuar Butrintin e Sarandës. / abcnews.al