Zyrtare/ Bayern Leverkusen blindon sulmin, rinovon lojtari i kombëtares çeke

schedule11:59 - 27 Maj, 2022

schedule 11:59 - 27 Maj, 2022

Bayern Leverkusen ka blinduar sulmin, teksa ka rinovuar kontratën me Patrick Schick. Çeku ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë, pasi ka arritur të shënojë me “Aspirinat” 24 gola.

26-vjeçari e mbylli në vend të dytë garën për “Këpucën e Artë”. Më mirë bëri vetëm Robert Leëandoëski i Bayern Munchen (35 gola). Golat e shumtë dhe performancat e mira kanë sjellë edhe rinovimin.

Bayer Leverkusen ka zgjatur bashkëpunimin me bomberin çek deri në vitin 2027. 26.5 milionë euro pagoi klubi gjerman te Roma për kartonin e Schick në shtatorin e vitit 2020. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!