ZYRTARE: Bayern blindon yllin e skuadrës dhe e kthen në “flamur” bavarez

schedule10:59 - 7 Prill, 2020

schedule 10:59 - 7 Prill, 2020

Thomas Muller është zyrtarisht flamur te Bayern Munchen. Sulmuesi ka nënshkruar sot kontratën e re, gjë që pritej pas bisedimeve për rinovimin e marrëveshjes. Në janar ai ishte shumë pranë largimit, pasi ish-trajneri Niko Kovac nuk po e aktivizonte shumë.

Gjithsesi gjërat ndryshuan dhe Muller ka firmosur kontratën e re, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Sulmuesi është pjesë e bavarezëve që në moshën 10-vjeçare dhe ka fituar gjithçka me klubin e tij, ndërkohë që është shpallur edhe kamion bote me Gjermaninë.

Karl-Heinz Rummenigge ka falënderuar drejtuesit që ia dolën të firmosin me Thomas sërish dhe është i kënaqur për këtë. Më pas, drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic deklaroi: “Jam i lumtur që mundëm të arrijmë një marrëveshje me Thomas.

Ai është një lojtar special, një figurë identifikuese për klubin dhe tifozët tanë, një drejtues në fushë dhe që ka arritur shumë me Bayner. Të gjithë jemi të lumtur që do të vazhdojmë deri në vitin 2023”.

 

Muller gjithashtu tha fjalët e tij: “Kemi nënshkruar me kënaqësi të dyja palët. Jam i sigurt, që nëse topi rinis të rrotullohet  sërish, ne do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm. Kjo më nxit mua. Për mua ishte përparësi të rinovoja kontratën.

Klubi mendoi njëlloj. Jam pjesë e Bayern për 2/3 e jetës time, kështu që nuk mund të thoni që unë shoqëroj klubin ose i amë shoqëron mua: ne luftojmë për njëri-tjetrin. Ky klub për mua nuk është thjesht një punëdhënës, është pasioni im. jam i lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit”. /abcnews.al