Barcelona do të udhëtojë në Milano ditën e nesërme për tu përballur me Interin, me sfidën që do të nisë në orën 21:00.
Një takim mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet të cilat do të kërkojnë fitoren. Për këtë duel Xavi Hernandez do të jetë i “gjymtyruar” për shkak se disa lojtarë të katalanasve janë dëmtuar në angazhimet e kombëtareve në Nations League.
Frenkie de Jong, Memphis Depay, Jules Kounde, Hector Bellerin dhe Ronald Araujo nuk janë rikuperuar nga dëmtimet dhe ndaj zilaktërve në Champions League nuk janë grumbulluar nga tekniku spanjoll, duke qenë mungesa të rëndësishme në formacionin e blaugranave.
The squad for #InterBarça! pic.twitter.com/qWAUQrisfN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 3, 2022
/f.a/abcnews.al