Zyrtare: Ashtu siç ishte planifikuar, Serie A ndez motorët më 19 shtator

schedule14:28 - 31 Gusht, 2020

schedule 14:28 - 31 Gusht, 2020

Tashmë është zyrtare. Sezoni i ri i Serie A do të startojë në 19 shtator, ku gjithçka do të zbulohet në 2 shtator. Shorti i të mërkurës do të zbulojë të gjitha sfidat e plota për sezonin 2020/21.

Java e parë e futbollit italian do të mbahet në dy ditë, konkretisht në datat 19 dhe 20 shtator. Tashmë klubet i kanë sytë nga shorti, ku presin të njihen me datat zyrtare të ndeshjeve.

Në ditët e fundit po flitej shumë për një shtyrje të kampionatit, si pasojë e shtimit të rasteve pozitive me Covid-19 në klubet e Serie A. Megjithatë Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!