Klubi i Arsenal sapo ka zyrtarizuar dhe transferimin e dytë në merkaton e janarit. Pas firmës me Pablo Mari nga brazilianët e Flamengos, tashmë londinezët kanë arritur të transferojnë një tjetëe mbrojtës dhe bëhet fjalë për Cedric Soares.
“Cedric është një mbrojtës me shumë eksperiencë në Premier League. Ai është një afrim shumë i rëndësishëm për ne, do të plotësojë shumë hapësira në prapavijë. Besoj se do të na ndihmojë me kualitet që zotëron”, tha drejtori i Arsenalit, Edu Gaspar.
“Topçinjtë” do ta huazojnë portugezin për 6 muajt e ardhshëm nga Southampton. Soares shikohet nga drejtuesit si një zëvendësues shumë i mirë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Hector Bellerin. 28-vjeçari numëron 1310 minuta lojë në Premier League këtë sezon me fanellën e Southampton. /abcnews.al
He’s our Cedric! ✅
Welcome to London. Welcome to Arsenal.
? @OficialCedric pic.twitter.com/U6SSYKDSJU
— Arsenal (@Arsenal) January 31, 2020