Tashmë zyrtarisht Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Arsenalit. Sulmuesi brazilian ka firmosur me “Topçinjtë”, teksa u transferua nga Manchester City, me të cilin shënoi 95 gola në 236 ndeshje.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Jesus ka nënshkruar kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2027, teksa do të mbajë numrin 9 në fanellë.
“Jemi të kënaqur që kemi siguruar transferimin e Gabrielit. Të gjithë ata që e njohin mirë futbollin i njohin cilësitë e Jesus.
Gabriel është një futbollist që ne e kemi admiruar për një kohë të gjatë. Ai është 25-vjeçar dhe ka treguar vazhdimisht nivel të lartë”, tha Edu.
⛅️ On Cloud No. 9
? Welcome to Arsenal, Gabriel Jesus pic.twitter.com/kPgOx9uVZd
— Arsenal (@Arsenal) July 4, 2022
/f.a/abcnews.al