Apolonia është “market” shumë i mirë për klubet e Superiores, me fierakët, që kanë në skuadër disa lojtarë të rinj, që spikatën në sezonin e shkuar në elitën e futbollit tonë.
Një prej tyre ishte edhe Rimal Haxhiu, i cili do vazhdojë edhe këtë sezon në Superiore. 22-vjeçari do jetë pjesë e Dinamos në formulën e huazimit.
Lajmin e njofton Dinamo në faqen e saj zyrtare. Sulmuesi i djathtë luajti në 28 ndeshje me Apoloninë në sezonin e shkuar në Superiore dhe 24 prejt tyre i nisi nga minuta e parë. Edhe Romeo Harizaj pritet të kalojë te Dinamo.
NJOFTIMI I KLUBIT – Rimal Haxhiu huazohet nga Apolonia. FK Dinamo ka arritur një marrëveshje huazimi me Futboll Klub Apolonia për lojtarin Rimal Haxhiu.
Mesfushori anësor i bashkohet skuadrës dinamovite si vlerë e shtuar e një grupi futbollistësh të rinj, potencial i mirë për të ardhmen e klubit! /abcnews.al