Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtarë amerikanë pritet të ndjekin nga afër fillimin e mbrojtjes së Thaçit në Hagë

schedule18:03 - 31 Gusht, 2025

schedule 18:03 - 31 Gusht, 2025

Zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të jenë të pranishëm në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve.

Në dokument thuhet: Shtetet e Bashkuara kërkuan vendosjen e një sërë kushtesh sipas Rregullës 107 për dëshminë e 1DW-003, përfshirë që fushëveprimi i ekzaminimit direkt të kufizohet në tema të përcaktuara; fushëveprimi i kundër-ekzaminimit të kufizohet në fushëveprimin e ekzaminimit direkt, si dhe në çështje që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit; dëshmitari mund të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve për arsye konfidencialiteti; dhe përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të autorizohen të jenë të pranishëm gjatë dëshmisë. Një kërkesë formale për këto masa do të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Më 18 gusht të këtij viti, Mbrojtja ka marrë miratimin e ShBA-së për deklaratën dhe dëshminë e një dëshmitari tjetër 1DW-003, figurë anonime për publikun.

Poashtu bëhet e ditur se amerikanët kanë kufizuar pyetjet që mund t’i bëhen dëshmitarit në fjalë, duke kërkuar që të jenë vetë prezent gjatë marrjes në pyetje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!