Zyrtare: Alen Sherri nesër në Laç, rinovon edhe portieri Edmir Sali

schedule14:42 - 9 Gusht, 2020

schedule 14:42 - 9 Gusht, 2020

Alen Sherri pritet të zbarkojë nesër në Laç dhe të nisë përgatitjet me skuadrën e re, ndërkohë që ditën e sotme klubi kurbinas ka konfirmuar edhe një tjetër lëvizje.

Bëhet fjalë për një rinovim, me portierin Edmir Sali. Vlonjati luajti vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit në Durrës dhe priti një penallti, kurse sot Laçi ka nënshkruar me të marrëveshjen e re edhe për dy vite.

“Portieri Edmir Sali rinovon kontratën dhe për dy vite të tjera me klubin tonë . I urojmë suksese të mëtejshme”, shkruan klubi kurbinas në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. Dimitri Stajila është ai që largohet nga Laçi, edhe pse pritet një konfirmim zyrtar. /abcnews.al