Zyrtare: Akord me Realin, Milani i dhuron numrin 10 talentit spanjoll

schedule18:37 - 19 Korrik, 2021

schedule 18:37 - 19 Korrik, 2021

Brahim Diaz do të vazhdojë të luajë me Milanin. Mesfushori ofensiv spanjoll, i cili erdhi shtatorin e kaluar në huazim nga Real Madrid, do të mbajë veshur fanellën e kuqezinjve edhe për dy vite të tjera.

21-vjeçari, i cili e mbylli sezonin me 7 gola në 39 ndeshje, do të qëndrojë në huazim edhe për dy sezone të tjera tek ekipi i Stefano Piolit.

Milani zyrtarizoi akordin me “Los Blancos” falë një komunikate zyrtare në Twitter, ndërsa Brahim Diaz do të veshë fanellën numër 10. /abcnews.al