Partizani ka gjetur gjuhën e përbashkët me Skënderbeun për të blerë mesfushorin Arinaldo Rrapaj. Vlonjati, të cilit trajneri Ilir Daja i ka dhënë hapësira kur ishte në krye të Flamurtarit, do të nisë një eksperiencë të re në kryeqytet.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për blerjen e kartonit të lojtarit Arinaldo Rrapaj. Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Rrapaj i cili në kampionatin tonë është aktivizuar më parë me Flamurtarin dhe Skënderbeun është bashkuar në stërvitje me skuadrën në Ohër”, shkruhet në njoftimin e Partizanit në rrjetet sociale. /abcnews.al