Zyrat e taksave mbledhin miliona euro falë Google në Francë

schedule08:39 - 7 Shtator, 2022

schedule 08:39 - 7 Shtator, 2022

Autoritetet franceze po përdorin Google për të zbuluar ndërtimet pa leje dhe mbledhur tatime në miliona.

Zyrat e taksave në Francë po përdorin teknikën moderne për të zbuluar personat që nuk kanë deklaruar ndërtimet pa leje. Në kuadër të projektit “Foncier innovant” firma e konsulencës Capgemini bashkëpunoi me Google për verifikimin e sipërfaqeve të ndërtuara.

Me anë të teknologjisë satelitore që përdor Google, u bë e mundur të zbuloheshin më shumë se 20,000 pishina private të padeklaruara në nëntë rajone të vendit.

Illustration - Frau schwimmt in einem Pool

Pronarët e tyre u taksuan më pas përkatësisht dhe shuma totale e taksave të mbledhura arriti në dhjetë milionë euro, shkruan e përditshmja franceze “Le Parisien”.

Unwetter in Österreich - Vorarlberg

Projekti tani po zgjerohet në të gjithë vendin. Teknika moderne mundëson krahasimin automatik të shtëpive dhe oborreve me regjistrin tatimor – dhe kontrollon nëse taksat që paguajnë pronarët për pronën përputhen me sipërfaqen dhe nëse janë bërë shtesa, zgjerime apo ndërtime pa leje si në rastin e pishinave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!