Në datë 15 Shkurt do të përfundojë procesi i dhënies së lejeve të legazimit në Librazhd. Banorëve ua dha lajmin drejtori i përgjithshëm i Hipotekave në përurimin e ambienteve të reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd.
Dy lajme iu dhanë banorëve të Librazhdit në një ditë. Nuk do të presin më në radhë të gjatë në Zyrën e Regjistrimimit të Pasurive të Paluajtshme.
“Unë gjej rastin ta falenderoj këtë iniciativë të ndërmarrë pas porosisë që dha Kryeministri, që Zyrat e Regjistrimit të Pasurive kudo në vend, të jenë zyra shërbimi siç është kjo këtu ku janë të gjitha kushtet, eleminohen radhët dhe njeriu që vjen merr përgjigje”, tha Balla.
Lajmi tjetër ka të bëjë me afatin e mbylljes së procesit të regjistrimit për çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.
“Më në fund qytetarët, të cilët kanë vite që presin për të marrë dokumentin e pronësisë për lejen e legalizimit, me datë 15 shkurt do të regjistrohet leja e fundit e legalizimit në Bashkinë Librazhd. Ky është një lajm i mirë që unë dua ta ndaj sot me ju”.
Për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, procesi i legalizimit dhe transformimi i shërbimeve publike janë premtime të mbajtura të qeverisë shqiptare./abcnews.al