Zv/kryeministri Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm për të gjithat akuzat

schedule16:01 - 24 Nëntor, 2017

schedule 16:01 - 24 Nëntor, 2017

Zv/kryeministri i Kosovës dhe ish-ministri Fatmir Limaj e të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në rastin e njohur si MTPT. Ish-ministri i Transportit dhe Postës e Telekomunikacionit u shpall i pafajshëm nga akuza për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti si dhe mos deklarimi të parave të mbledhura gjatë fushatës elektorale. Bashkë me të u shpallën të pafajshëm Nexhat Krasniqi, Endrit Shala e Shpëtim Telaku. Sipas Gjykatës së Prishtinës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tyre./abcnews.al