Ministri zviceran i Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së masave të reja për të luftuar valën e 5-të të pandemisë, ndërkohë që rastet ditore janë katërfishuar në një muaj dhe kanë arritur nivelin më të lartë për vitin 2021.
“Ne po përballemi me valën e pestë,” tha në një deklaratë këshilltari federal i shëndetësisë Alain Bershe gjatë një konference për shtyp. E ardhmja e pandemisë “do të varet nga sjellja e të gjithëve”, paralajmëroi ai.
Ndonëse brenda një jave numri i vaksinimeve ka shënuar një rritje të lehtë, shkalla e vaksinimit është e ulët. Deri më 18 nëntor, vetëm 65% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Javën e kaluar shtrimet në spital u rritën me 25%, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 80%.
Zvicra – me një popullsi prej gati 8.6 milion ka regjistruar 10,926 viktima nga Covid që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al