Zvicra miraton sanksione të reja kundër Rusisë

schedule13:57 - 9 Korrik, 2024

schedule 13:57 - 9 Korrik, 2024

Zvicra ka zgjeruar listën e sanksioneve kundër Rusisë duke përfshirë masa shtesë të miratuara së fundmi nga BE, njoftoi sot qeveria e vendit.

Duke iu referuar paketës së sanksioneve anti-ruse të miratuar nga BE më 24 qershor, Ministria e Ekonomisë zvicerane njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj 69 individëve dhe 86 subjekteve shtesë.

“Këto sanksione synojnë kryesisht biznesmenë, propagandistët, anëtarët e forcave të armatosura ruse dhe gjyqësorin, personat përgjegjës për deportimin e fëmijëve ukrainas dhe anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB)”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se për momentin më shumë se 2200 individë dhe subjekte janë sanksionuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!