Zvicra lehtëson masat anti-Covid, rihap restorantet

schedule08:25 - 13 Maj, 2021

schedule 08:25 - 13 Maj, 2021

Zvicra  pritet të lehtësojë masat anti-Covid, duke rihapur restorantet që kanë qenë të mbyllur që nga 31 maji. Qeveria Zvicerane ka deklaruar se situata epidemiologjike është duke u përmirësuar, pasi vendi ka regjistruar ulje të numrit të rasteve, viktimave dhe pacientëve të shtruar në spitale.

Grumbullimi i personave mund të rritet nga 100 tani në 300 persona. Për sa i përket punës nga shtëpia, nga 31 maji, asnjë punonjës nuk do të jetë më i detyruar të punojë nga shtëpia.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në 26 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!