547 persona të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus, duke çuar numrin total të rasteve në 22.789, tha të mërkurën Zyra Federale Zvicerane për Shëndetësi.
Vendi gjithashtu ka regjistruar 705 viktima dhe shkalla e incidencës është 266 për 100,000 banorë, raportoi zyra federale e shëndetësisë.
Ngjarjet publike dhe private janë të ndaluara në Zvicër deri më 19 prill dhe vendi ka kufizuar udhëtimet të panevojshme.
Vetëm banorët dhe qytetarët zviceranë ose njerëz që udhëtojnë për arsye të lidhura me punën ose për raste urgjente, u lejohet të hyjnë në vend./abcnews.al