Zvicra aprovon për përdorim vaksinën Johnson & Johnson

schedule18:47 - 22 Mars, 2021

schedule 18:47 - 22 Mars, 2021

Autoritete zviceriane kanë aprovuar për përdorim vaksinën Covid-19 të kompanisë farmaceutike amerikane, Johnson & Johnson.

Kjo është vaksina e e tretë e aprovuar nga vendi pas Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Zvicra ende nuk ka porositur vaksinën Johnson & Johnson, e cila tashmë është aprovuar nga vendet e tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara , Kanada dhe Bashkimin Evropian . Ndërsa dërgesat kanë filluar në Shtetet e Bashkuara, Evropa nuk pritet të marrë vaksinën para tremujorit të dytë.

Në një provë vaksinimi në të gjithë botën J&J me 44,000 vullnetarë, rezultoi që vaksina ishte 66% efektive. Johnson & Johnson është e vetmja vaksinë që merret vetëm me një dozë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!