Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zvicër, identifikohen viktimat/ 15 të mitur humben jetën nga zjarri në resort, të plagosur me djegie të rënda

schedule12:25 - 5 Janar, 2026

schedule 12:25 - 5 Janar, 2026

Janë identifikuar të gjitha viktimat e zjarrit tragjik në resortin e skive në Crans Montana të Zvicrës. Policia tha se viktimat janë të moshës nga 14 deri në 39 vjeç, ndërsa në total 15 janë nën moshën 18 vjeçare.

Më të rinjtë ishin një vajzë zvicerane dhe një djalë francez. Mes viktimave janë persona me kombësi zvicerane, italiane, rumune, turke, portugeze, franceze dhe belge, si dhe një shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Izraelit.

Përveç 40 viktimave, 119 të tjerë u plagosën, shumica me djegie të rënda, gjashtë prej tyre aq të rënda saqë ende nuk janë identifikuar. Qeveria zvicerane tha se 35 pacientë janë transferuar në klinika të specializuara në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Itali.



Dy personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, nuk janë marrë në paraburgim sepse nuk kishte asnjë indikacion se ata do të përpiqeshin t’i shmangeshin procedurave, tha policia.

Një hetim paraprak zbuloi se shkak për zjarrin u bënë fishekzjarrët në shishet e shampanjës që mbaheshin shumë afër tavanit. Një hetim penal ndaj çiftit francez që menaxhonte barin e resortit luksoz është duke u zhvilluar gjithashtu.

Çifti francez që zotëron lokalin dyshohet për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Bari ishte një vend mjaft i njohur për të rinjtë në qytetin turistik të skive, pasi mosha e lejuar për të pirë alkool është 16 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!