Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se në Zvërnec do të bëhet investimi më i madh në vend.
Gjatë komunikimit me gazetarët, Balla u shpreh se gjithmonë ka pasur zëra kundër projekteve, si në Durrës, apo dhe stadiumi “Air Albania”, që sipas tij, sot janë kthyer në atraksione.
Balla shtoi se sot për Shqipërinë flitet me respekt.
“Ja si dalin lajmet e rreme. Nuk është e vërtetë që marina e Durrësit po zhytet. Kam parë nga lajmet e vërteta, jo të rreme, që aty do bëhet pishina më e madhe në Ballkan, godinat janë mirëe bukur. Është gënjeshtër të thuash që gjithë këto ndërtesat e bukura në Shqipëri, janë produkt i pastrimit të parave. Kur ndërtohej stadiumi “Air Albania”, sa shumë historira thanë, ndërkohë që aty është kthyer jeta e Tiranës. Nëse Edi Rama do ishte thyer para gjitthë kësaj historie, nuk do kishim këtë Tiranë, ku do flitej për respekt. Ajo që kam kuptuar, është sesi për Shqipërinë, flasin mirë ata që kanë zbukuruar të gjithë botën”, theksoi ai./abcnews.al



