Zvarritet gjykimi për Berishën/ Hoxha: Shtyrjet dhe zvarritjet e procesit, të pajustifikuara

schedule23:40 - 18 Prill, 2025

schedule 23:40 - 18 Prill, 2025

Avokati Arbër Hoxha thotë se zvarritja e gjykimit për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD, Sali Berisha është e pajustifikuar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha kërkon ta zvarrisë procesin deri në zgjedhje.

“Ajo që të bën përshtypje, kemi të bëjmë me numër të ulët të pandehurve, shtyrja është e pajustifikuar. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një strategji të mbrojtjes së zotit Berisha, për ta zvarritur procesin. Gjykata nëse nuk do të kishte provat e mjaftueshme, mund ta pushonte çështjen. Nuk kemi të bëjmë me zvarritje nga gjykata apo nga ana e prokurorisë. Nuk besoj se është çështje e gjykatës, zvarritja. Nuk besoj se data 23 prill do jetë data e fundit, besoj se do të ketë edhe zvarritje të tjera. Brenda datës 30 prill duhet të ketë vendimmarrje nga ana e gjykatës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!