Zv. trajneri i Iranit: Kam folur me Taremin, ai pëlqen Interin

schedule13:14 - 27 Tetor, 2023

schedule 13:14 - 27 Tetor, 2023

Inter është duke punuar në hije për merkaton e ardhshme, dhe pritet një derbi mes Interit dhe Milanit për shërbimet e kartonit të Mehdi Taremit, sulmuesit iranian Portos me kontratë që skadon në qershor të vitit 2024, i cili gjithashtu ishte një hap larg Milanit gushtin e kaluar.

Fati i 31-vjeçarit mund të jetë në Itali, në Milano, por në anën tjetër, te zikaltërit. Në lidhje me të ardhmen e tij, ka folur zëvendëstrajneri i Iranit, Rahman Rezaei.

“Kam folur me të, atij i pëlqen shumë hipoteza e një transferimi tek Interi. I kam raportuar thashethemet e merkatos se Interi ka shfaqur interes për të, dhe ai është ndjerë i kënaqur nga kjo gjë dhe shpreson gjë diçka të bëhet konkrete”, është shprehur ai./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!