Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Zv/rektori amerikan: Universiteti “Bedër” thesar kombëtar

schedule19:05 - 18 Shtator, 2019

schedule 19:05 - 18 Shtator, 2019

Përzgjedhja e një dege studimi në universitet është një vendim i rëndësishëm. Këtë të mërkurë, në studion e ABC News ishte i ftuar zv/rektori i universitetit “Bedër”, Dr. William K. Martin, i cili tha se kolegji universitar ku ai bën pjesë, është thesar kombëtar.

Pedagogu tregoi se universiteti “Bedër” ka integritet të lartë dhe stafi akademik është shumë i përgatitur. Këta të fundit flasin dhe i kuptojnë studentët për problematikat. Për ta marrë notën, sipas pedagogut amerikan, një student duhet ta meritojë atë në universitetin “Bedër”.

“Ajo që i japim sistemit shqiptar arsimor, është se universiteti jonë ka një qëllim. Po flas për stafin akademik. Ata e kuptojnë rëndësinë e hyrjes në klaës, hynë të përgatitur, në kohë. Universiteti ka një integritet shumë të lartë. Universiteti “Bedër” është shtëpia e asaj që unë e quaj thesar kombëtar, nëse e konsiderojmë të tillë. Po flas specifikisht për departamentin që quhet studimet islamike. Është një departament që është nga të paktët në Ballkan që ofron studime të tilla. Departamentet e tjera nuk janë fetare, por janë të përgjithshme. Kjo është pika ime për vlerat dhe etikën që ka në uuniversitetin “Bedër”. Në eksperiencën time në 5 vitet e fundit mund ta bëj diferencën menjëherë.  



Në Universitetin “Bedër”, profesorët flasin me studentë, i kuptojnë ata. Nëse studentët merr një notë kjo është nota të cilën meritojnë. Jo sepse blenë librit e profesorit, apo arsye të tjera që mund të jenë jashtë mësimit. Kjo është ajo që them etikë e lartë”, tha Martin.

Universiteti “Bedër” ka edhe standarde  shumë të larta për sa i përket kërkimit shkencor.

“Gjëja më e rëndësishme është që kemi standarde shumë të larta, sidomos për studentët që diplomohen në Master dhe kërkimet e tyre shkencore. Jemi shumë të kujdesshëm që ajo që dorëzojnë është puna e tyre personale. Jemi shumë të kujdesshëm për këtë. Nëse mendojnë për veten e tyre mund të shkruajnë mirë, mundësitë e tyre janë të hapura për të vazhduar kërkimet në nivele akademike jashtë vendit”, tha Martin.

Universiteti “Bedër” është jofitimprurës dhe si i tillë ndihmon studentët me bursa.

“Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme që “Bedëri” e ndjen si përgjegjësi dhe “Bedëri” e mbulon dhe nuk është mbuluar nga universitet e tjera. 90% e studentëve janë me bursë. Jemi universitet jofitimprurës dhe mund t’ju them se profesorët që janë aty nuk janë atje për pagesa. Janë atje për këtë mision që Universiteti ka. Kam një zonjë që më ndihmon me pastrimin e apartamentit. Ajo ka një vajzë që është në vitin e 3 në gjimnaz. E pyeta ku do të shkosh. Më tha e kam të pamundur të shkoj për shkak të pagesave. I thashë studio shumë, universiteti “Bedër” mund të japë një bursë 100%. Edhe po mos të jetë në nivel të lartë akademik, fiton një bursë për shkak të nivelit ekonomik”, tha Martin.

Ndërkohë, pedagogu Arti Omeri sqaroi se “Në universitetin “Bedër”, për kategoritë ekselentë kemi një bursë të përshkallëzuar. Të gjithë maturantët që sivjet kanë një mesatare mbi 9, tek ne mund të regjistrohen falas, pavarësisht nëse kanë apo jo mundësi ekonomike. Kjo e vlefshme për nivel Bachelor. Ata që kanë mesatare më të ulët, mesatarja 7.5, 75% dhe mbi 8, 50%. Për bursat sociale nuk ka rëndësi shumë niveli akademik, por nëse e ke me dokumentacion që nuk ke mundësi ta paguash sërish shkon në 100%”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!