Zv.ministrja e Brendshme: Duhet të vërtetohet nëse video e Lefter Allës është e vërtetë

schedule21:28 - 22 Janar, 2020

schedule 21:28 - 22 Janar, 2020

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda në studion e “Byro Politike” në Abc News ka komentuar videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku shihet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike.

Sipas zv.ministres fillimisht duhet të vërtetohet nëse video është e vërtetë dhe nëse më pas rezulton e tillë do të veprojnë agjensitë ligjzbatuese.

Më lejoni në radhë të parë që të shpreh keqardhjen për atë që tha zoti Noka. Nuk mund të hedhësh baltë mbi gjithë udhëheqjen qeverisë. Më lejoni të them, ju thatë që nga policia është arrestuar djali i tij. Do të thotë që sot kemi një polici që nuk ka frikë nga politika. Për sa i përket rastit vlen të analizohet kjo video, është i zgjedhur ka bërë një formular.

Unë besoj që agjensitë ligjzbatuese në vend do të merrem me këtë rast. Unë nuk ka dijeni konkrete për herë të parë po e shikoj këtu. Por jam mëse e bindur se agjensitë ligjzbatuese do të marrin hapat e tyre. Konsumimi i lëndëve narkotike nuk është vepër penale, por duhet të veprohet. Por sigurisht është gjë tjetër komplet, është i zgjedhur vendor. Duhet parë nëse video është e vërtetë.

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, tha ajo.

Reagimi i Vodës në studion e Abc News është i pari në radhët e socialistëve, ndërsa vetë kryebashkiaku u shpreh se bëhet fjalë për një montazh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!