Zv/ ministri i Financave: Vala e re që po vjen pas rritjes së çmimeve

schedule22:35 - 7 Tetor, 2021

schedule 22:35 - 7 Tetor, 2021

Prej disa javësh debati kryesor në Shqipëri është rritja e çmimeve, që filloi me bukën dhe pritet që të vazhdojë me energjinë, etj. Zv/ ministri i Financave, Besart Kadia u shpreh se pritshmëritë për rritjen e çmimeve do të sjellin një valë të re inflacioni dhe të gjithë sipas tij do të fillojmë të rrisim kostot artificialisht.

Një valë e re po ndodh me inflacionin. Ka 30 vite bota që bota e kishte harruar inflacionin, rritja e çmimeve çdo vit. Kemi pasur norma interesi për 10 vite negative në Europë dhe SHBA dhe ekonomistët thoshin e harruam inflacionin. Me këto norma interesi e dimë që do të vinte kjo pikë, e inflacionit botëror për shkak të pandemisë dhe kriza e ofertës së produkteve. 

Në rast se të gjithë ekonomistët dhe prodhuesit mendojnë se vitin e ardhshëm do të rriten çmimet, se kanë dëgjuar, bëhet pritshmëria kur realiteti jo detyrimisht është kështu. Puna është që pas një viti do të kemi një ekonomi me një inflacion më të lartë, duke rritur frymën se do të bëhet keq. Të gjithë do të fillojmë të rrisim kostot artificialisht.

Kjo pritshmëri që gjithçka po bëhet shtrenjtë, kur kjo është afatshkurtër. Po ndodh diçka në botë që pritshmëritrë do i shohim vitin e ardhshëm” tha ai në “LOG”./ Abcnews.al