Zv. ministri i Financave: Shteti merr 1 miliard euro nga Porti i Durrësit, Investitori përfiton nga dy taksa 220 mln €

schedule12:00 - 15 Nëntor, 2022

schedule 12:00 - 15 Nëntor, 2022

Zv. ministri i Financave, Besart Kadia deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se projekti i Portit të Durrësit do të kushtojë 2.1 mld euro. Mes të tjerash ai ka theksuar se nga 2.1 miliard euro, shteti do të përfitojë 1 miliard. Ndërkohë Kadia shtori se pronarit do i hiqen disa taksa me vlerë 220 milion euro për shkak të kontributit që po jep.

“Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hypin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit.

Projekti i Portit të Durrësit ka sjellë debate të shumta sot në Komisionin e Ekonomisë mes mazhorancës dhe opozitës.

Elira Kokona, Zv Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri ka sqaruar se sa hapësirë do të marrë Porti i Durrësit.

Elira Kokona: Pronë shtet, koordinatat janë të përcaktuara në VKM, sasia e përcaktuar në kontratë dhe është 80 ha. Sheshi i projektit, nënkupton situatën e treguar në hartë, sipërfaqe bruto 800 mijë m katror. Toka që vihet në dispozicion, kemi të bëjmë me det, me vijë bregdetare dhe tokë.

Besar Kadia: Kalatat 66 mijë m2 i mbeten shtetit, bazeni i portit 60 ha i mbetet shtetit dhe kanali hyrës i portit 5.5 km i mbetet shteti, deti nuk tjetërsohet. Kalatat nuk ndryshohen dhe vija bregdetare i mbetet shteti.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!