Zv/kryeministri maqedonas Osmani vizitë në Athinë për çështjen e emrit

schedule11:32 - 9 Janar, 2018

schedule 11:32 - 9 Janar, 2018

Në atë që nga mediat greke konsiderohet si një ndër hapat për zgjidhjen e cështjes së emrit me Shkupin, zëvendës kryeministri maqedonas Bujar Osmanindodhet për një vizitë zyrtare në Athinë.

Zëvendëskryeministri maqedonas Bujar Osmani, njëkohësisht i ngarkuar për Çështje Europiane, ndodhet për një vizitë zyrtare në Athinë ku do të takohet me kreun e diplomacisë greke Nikos Kotzijas dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos. Ministria greke e punëve të jashtme në njoftimin e saj zyrtar konfirmon takimin mes palëve duke e cilësuar Osmanin si zv/kryeministër të ish repupublikës jugosllave, përgjegjës për marrëdhëniet me Bashkimin Europian. Fokusi i bisedës do të jenë cështjet europiane në interes të të dyja palëve

Osmani, para udhëtimit në Athinë në një prononcim për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve – IBNA, deklaroi synimi është ndërtimi i besimit mes Shkupit dhe Athinës pasi vetëm në një atmosferë të tillë mund të bëhen përpjekje për gjetjen e zgjidhjes të pranueshme për të dyja palët rreth dallimeve për emrin.

zvkyeministri m,aqedonas këmbënguli se gjashtë muajt e ardhshëm përfaqësojnë mundësi historike për Republikën e Maqedonisë që të bëjë hapa seriozë lidhur me perspektivat euroatlantike.

Mediat greke vizitën e  Osmanit e komentojnë si pika e parë nga aktivitetet e parashikuara të janarit për çështjen me emrin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!